BOTA, 18 Qershor 2022, 17:07

VIDEO/ Presidentin Biden nuk e mbajnë këmbët, pas incidentit në shkallët e avionit, rrëzohet edhe nga biçikleta

VIDEO/ Presidentin Biden nuk e mbajnë këmbët, pas incidentit

Presidenti amerikan Joe Biden është bërë kryefjalë e rrjetit këtë të shtunë, pasi një video e tij ku shihet teksa rrëzohet nga biçikleta po qarkullon dhe komentohet masivisht në internet.

79-vjeçari Biden ishte duke lëvizur me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Rehoboth Beach, por në një moment e humbi ekuilibrin, duke u përplasur në tokë, jo shumë larg këmbëve të gazetarëve dhe operatorëve që po prisnin një prononcim prej tij.

VIDEO/ Presidentin Biden nuk e mbajnë këmbët, pas incidentit

Menjëherë pas incidentit që ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ai i siguroi gazetarët që nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim duke thënë: “Jam mirë”.

Presidenti sqaroi gjithashtu se kishte pasur problem me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletave, gjë që i kishte shkaktuar rënien.

Biden së bashku me bashkëshorten Jill ndodheshin në Delaware, ku po kalojnë përvjetorin e tyre të 45-të martesës.

https://www.dailymail.co.uk/video/newsalerts/video-2711365/Video-foot-got-caught-President-Biden-falls-bike.html