TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin port jugor, Mykolaiv në një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev.
Në pamjet e publikuar nga zyra e tij, ai shihej duke parë një ndërtesë banimi të dëmtuar rëndë në qytet, ndërsa është takuar me zyrtarë rajonalë, duke përfshirë kreun e administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaliy Kim.
Zyra e tij tha se ata diskutuan gjendjen e ekonomisë, rivendosjen e furnizimit me ujë dhe situatën bujqësore, raporton BBC.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve nga toka dhe deti. Ne nuk ndalemi së punuari për fitore”, thuhet në deklaratë.
Vizita e tij vjen një ditë pasi një sulm rus vrau dy persona dhe plagosi 20 të tjerë në qytet. Qyteti është shënjestruar rregullisht nga sulmet e artilerisë dhe raketave ruse, thonë zyrtarët.