BOTA, 18 Qershor 2022, 23:32

Tragjedi në Itali/ Babai 47-vjeçar shpëton dy vajzat në det, por mbytet vetë

Tragjedi në Itali/ Babai 47-vjeçar shpëton dy vajzat në

Pushimet në plazhin e Forcatella, midis Torre Canne dhe Savelletri, u kthyen në një tragjedi për një familje nga Bari.

Burri, gruaja dhe vajzat e tyre binjake po kalonin kohë në plazh kur një erë e papritur ka trazuar detin ku po laheshin vajzat 11-vjeçare duke u pamundësuar që ato të dilnin në det. 

Pasi babai i tyre e ka vënë re, ka shkuar menjëherë për t’ju ardhur në ndihmë. Ai notoi dhe arriti ti nxirrte vajzat në një pozicion që mund të arrinin në breg.

Pas këtij momenti ai është parë nga njerëzit që po rrokullisej në det. Pavarësisht pse të pranishmit i shkuan në ndihmë menjëherë, ai ndërroi jetë. 47-vjeçari mund të ketë vdekur nga uji i shumtë që mund të ketë pirë gjatë notit ose mund të ketë pësuar infarkt nga sforcimet dhe është mbytur.