BOTA, 30 Prill 2025, 17:52

Çfarë po ndodh me marrëveshjen SHBA-Ukrainë për mineralet? Financial Time: Po përballet me pengesa të minutës së fundit

Çfarë po ndodh me marrëveshjen SHBA-Ukrainë për

Marrëveshja për mineralet SHBA-Ukrainë po përballet me një pengesë të minutës së fundit, sipas Financial Times.

Raporti thotë se Ukraina është përpjekur të rinegociojë kushtet e dakordësuara gjatë fundjavës, por marrëveshja mund të nënshkruhet nëse Kievi kthehet te kushtet fillestare.

Megjithatë, Ukraina ka lënë të kuptohet se asgjë nuk mund të nënshkruhet sepse së pari duhet të ratifikohet nga parlamenti. Ndërkohë Reuters, duke cituar një burim me njohuri për çështjen, raportoi se SHBA-të duan që Ukraina të nënshkruajë dy dokumente shtesë, si dhe marrëveshjen për mineralet, ndërsa Kievi beson se dy dokumentet shtesë kanë nevojë për punë të mëtejshme.

Si Reuters dhe Bloomberg raportuan se marrëveshja midis Kievit dhe Uashingtonit pritet të nënshkruhet brenda ditës.