TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jerusalemi është nën sulm për herë të dytë brenda pak ditësh. Zjarret shpërthyen në kodrat Judeane të mërkurën në mëngjes dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre. Departamenti i zjarrfikësve po vepron në 5 fronte, ndërsa vendbanimet po evakuohen vazhdimisht. Izraeli ka kërkuar tashmë ndihmë ndërkombëtare nga Greqia, Qiproja, Italia, Kroacia dhe Bullgaria.
Të paktën 13 persona u shtruan në spital për shkak të zjarreve, shumica me probleme të frymëmarrjes dhe djegie. Midis të plagosurve janë dy gra shtatzëna dhe dy foshnje. Rreth 10 të tjerë morën ndihmën e parë nga ndihmësit mjekësorë, por nuk patën nevojë për shtrim në spital.
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme nga Hamasi
Frontet e zjarrit ngrenë dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe sipas mediave izraelite, i dyshuari kryesor është Hamasi. Në një mesazh në Telegram, Hamasi i inkurajoi palestinezët të “djegin çfarëdo që munden nga pemët, pyjet dhe shtëpitë e kolonëve”.
Ndërsa zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në Izraelin qendror, kanali postoi një foto të një burri të maskuar që i vë flakën një fushe ndërsa në sfond digjet një qytet, me tekstin “Shtëpitë e kolonëve do të shndërrohen në hi nën këmbët e revolucionarëve” dhe hashtagun “Digjni shtëpitë e kolonëve”.
Palestinian media is celebrating the massive fire raging in Jerusalem and is actively encouraging people to go out and start more fires.
What a sick, wicked society that revels in destruction and chaos.
— Vivid.???????? (@VividProwess) April 30, 2025