BOTA, 6 Qershor 2022, 18:53

Zelensky: Rusia të kthejë robërit e luftës në Ukrainë

Zelensky: Rusia të kthejë robërit e luftës në

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se Ministria e tij e Mbrojtjes po punon për të sjellë në shtëpi trupat e kapur nga forcat ruse në betejën për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Duke folur me gazetarët, ai tha se vetëm kjo luftë kishte çuar në mbajtjen e më shumë se 2,500 të burgosurve ukrainas të luftës nga Rusia. Zelensky kërkoi kthimin e tyre të sigurt.

“Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës po merret me këtë çështje”, tha Zelensky. “Në bazë të tij është krijuar një organ i posaçëm i përbashkët, por të burgosurit janë, për fat të keq, në duart e Federatës Ruse… të cilëve nuk mund t’u besohet”, shtoi ai.

Presidenti vazhdoi më tej duke thënë se ai personalisht i besoi këttij institucioni të ngritur për t’i kthyer trupat në shtëpi.

Në fund të muajit të kaluar, Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut të shkëputur të Ukrainës, tha se të burgosurit do të gjykoheshin atje. Ai tha gjithashtu se përfaqësuesit perëndimorë do të ftohen për të vëzhguar.