TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mungesa e ujit të pijshëm në Mariupol ka arritur në një nivel kritik, ndërsa mungesa e higjienës mund të çojë në shpërthimin e kolerës, paralajmëron këshilltarit të kryebashkiakut, shkruan CNN.
Petro Andrushenko tha se qytetarët duhet të regjistrohen në zyrat përkatëse për të marrë ujë të pijshëm.
Ata mund të marrin ujë të pijshëm çdo dy ditë, tha zyrtari lokal, raporton abcnews.al.
Dëmet në Mariupol gjatë më shumë se dy muajsh nga bombardimet ruse ishin aq të rënda saqë shumica e shërbimeve bazë, si energjia elektrike, gazi dhe uji me tubacione, nuk janë rikthyer ende.
Andrushenko tha: “Sasia e ujit ishte e vogël më parë, por tani është ulur fare. Në të ardhmen, temperatura do të rritet, niveli i ujit do të bjerë dhe uji do të jetë më pak.”
Andrushenko tha se uji që ofrohet nuk mund të konsumohet pa u zier.
Megjithatë banorët e përdorin ujin ashtu siç është, pasi nuk kanë kushte për ta zier.
Andrushenko përsëriti paralajmërimet e tij për epidemitë për shkak të nivelit të lartë të plehrave dhe numrit të kufomave të varrosura në varre të cekëta në të gjithë qytetin.
“Ne presim kolerën ose ndonjë epidemi virale që lidhet me traktin gastrointestinal. Si rezultat i kushteve jo të mira të higjienës”, është shprehur zyrtari lokal i Mariupolit.