TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazeta "El Pais" ka bërë me dije këtë të dielë se Spanja do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke e furnizuar atë me raketa anti-ajrore dhe tanke luftarake "Leopard".
Madridi do të ofrojë gjithashtu trajnime thelbësore për ushtrinë ukrainase në përdorimin e pajisjeve të dërguara. Trajnimi do të zhvillohet në Letoni, ku ushtria spanjolle ka dislokuar 500 ushtarë në kuadër të operacionit të Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të NATO-s.
Një fazë e dytë e trajnimit mund të zhvillohet në Spanjë, sipas burimeve të cituara nga El Pais.
Gazeta tha se ministria e mbrojtjes e Spanjës po finalizon një dorëzim në Kiev të raketave anti-ajrore të nivelit të ulët Shorad Aspide, të cilat ushtria spanjolle i ka zëvendësuar me një sistem më të avancuar.
Spanja deri më tani ka furnizuar me municion, pajisje mbrojtëse individuale dhe armë të lehta.