TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëri e Bashkuar - Kryeministri dhe njëkohësisht lideri i konservatorëve, Boris Johnson, do ti nënshtrohet një mocioni mosbesimi, ku fati i tij pritet të vendoset nga deputetët konservatorë.
Ata do të votojnë prej orës 18:00 dhe rezultati i votimit do të shpallet rreth orës 21:00.
Pyetja që do të shtrohet për deputetët është; A kanë ata besim tek Boris Johnson si lider i konservatorëve? Votimi është i fshehtë.
Në mënyrë që të mos rrëzohet, Boris Johnson ka nevojë për 180+1 vota nga deputetët konservatorë.
Analistët vlerësojnë se kryeministri pritet ta kalojë këtë mocion, megjithatë votimi i fshehtë është një mundësi edhe për ata deputetë që mund të kenë humbur besimin te lideri i tyre, por nuk kanë bërë deklarata publike të kësaj natyre.
Johnson ka qenë në fokus të kritikave për shkak të festave në Downing Street gjatë pandemisë dhe rritjes së kostove të jetesës si pasojë e luftës në Ukrainë. Konservatorët pësuan humbje në zgjedhjet lokale të mbajtura pak kohë më parë.
Votimi i sotëm është kyç për Johnson, por edhe të gjithë partinë konservatore.
Sipas sondazhit të fundit të YouGov në 5 maj, kryeministri i ka kuotat e ulëta dhe për momentin është në -45 pikë. Kulmi i pakënaqësise ndaj Johnson arriti në fillim të vitit, kur kuotat e tij arritën në -52 pikë.