TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Papa Françesku iu ka bërë thirrje liderëve botërorë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdojnë, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa pas lutjes së tij në sheshin e Shën Pjetrit.
“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjojeni thirrjen e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë, e shohim çdo ditë në media, respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave. kudo”, tha Papa Françesku në thirrjen e tij ndaj liderëve botërorë.