TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është gati të diskutojë miratimin e një statusi neutral.
Gjatë një interviste për median e pavarur ruse, Zelensky theksoi se në rast dakordësie për neutralitet, së pari Ukraina duhet të marrë garanci nga palët e treta.
Zelensky tha se populli ukrainas do të pyetet nëpërmjet një referendumi nëse dëshiron statusin e neutralitetit.
“Garanci për sigurinë, jo-armë bërthamore, ne jemi të gatshëm të diskutojmë për neutralitetin. Kjo është pika më e rëndësishme,” thotë Zelensky në një video-telefonatë për medien ruse të pavaruar.
Udhëheqësi ukrainas , duke folur në rusisht tha se pushtimi rus ka shkaktuar shkatërrimin e qyteteve rusishtfolëse në Ukrainë.
Përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë është diçka që është diskutuar gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters. Megjithatë Zelensky tha se Ukraina ka refuzon të diskutojë kërkesat e tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës.