BOTA, 27 Mars 2022, 19:45

Të qeshur dhe me kafe në duar, Klitschko publikon pamjet nga ‘jeta e re’ në Kiev: Po i rikthehemi normalitetit (FOTO)

Të qeshur dhe me kafe në duar, Klitschko publikon pamjet nga

Duket se në kryeqytetin ukrainas, Kiev, jeta do të kthehet në normalitet.

Kryetari i qytetit, Vitali Klitschko njoftoi se mbrojtja e Kievit po vazhdon dhe infrastruktura më e rëndësishme e qytetit është në funksion.

Madje, sipas ish-kampionit të boksit për peshat e rënda, dyqanet, kafenetë dhe parukieret po rihapen.

Ai shton se individët privatë po vazhdojnë gradualisht të punojnë në Kiev.

“Në veçanti, dyqanet ushqimore, kafenetë, parukierët, stacionet e shërbimit po rihapen”, shkroi Klitschko në Instagram.

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Të qeshur dhe me kafe në duar, Klitschko publikon pamjet nga