TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm francez ka theksuar se popullata civile në qytetin e shkatërruar të Mariupolit po masakrohet. Sipas tij, nëse Perëndimi nuk bën asgjë për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë, atëherë faji do të jetë i të gjithëve.
“Mariupol është shembull i mrekullueshëm i një rrethimi ushtarak dhe rrethimet ushtarake janë luftëra të tmerrshme, sepse popullatat civile masakrohen, asgjësohen. Vuajtjet janë të tmerrshme. Kjo është arsyeja pse duhet të ketë të paktën një moment kur popullata civile mund të marrë frymë” ”, tha Jean-Yves Le Drian në konferencën ndërkombëtare të Doha Forum.
Ndërkaq, Macron tha të premten se ka kërkuar bisedime të mëtejshme me presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim rreth situatës në Ukrainë dhe nismës për të ndihmuar njerëzit të largoheshin nga Mariupoli.