TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se i janë premtuar dërgesa të reja armësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë.
“Sipas të gjitha raporteve kanë rifilluar dërgesat e (pezulluara) të armëve”, tha Zelensky sot në një videomesazh.
Për javën e ardhshme janë planifikuar bisedime mbi mbështetjen ushtarake, ndër të tjera, me të dërguarin e posaçëm amerikan Keith Kellogg.
“Ne gjithashtu po përgatisim paketa të reja armësh nga Evropa”, tha Zelensky. Ai gjithashtu pret “masa të forta” lidhur me sanksione të reja kundër Rusisë.
Javën e kaluar, SHBA vendosi përkohësisht një ndalim të pjesshëm të dërgesave të armëve që tashmë ishin premtuar per Ukrainën.