BOTA, 11 Korrik 2025, 14:52

Përfshihet nga flakët makina në qendër të Fierit, shpëton pa lëndime shoferi

Përfshihet nga flakët makina në qendër të Fierit,

Një automjet tip “ Fiat” ka marrë flakë pak minuta më parë në qëndër të Fierit.

Burimet bëjnë me dije se automjeti ka qënë në ecje teksa ështé përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.