TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yvgeny Prigozhin raporton se kampi i tyre ra pre e një sulmi masiv me raketa nga forcat e armatosura ruse, raporton Kyiv Post. Si rrjedhojë, Prigozhin ka premtuar se do të hakmerret ndaj këtyre sulmeve.
Shefi i grupit Wagner thuhet se do të luftojë me udhëheqjen ushtarake dhe se administrata presidenciale dhe strukturat shtetërore jo-ushtarake nuk do të preken.
Bazuar në pamjet të shpërndara në rrjetin social Twitter, kampi ishte i përfshirë nga flakët.
⚡️ #Wagner PMC chief #Prigozhin reports that their camp came under massive missile fire from the Russian armed forces.
— KyivPost (@KyivPost) June 23, 2023
He promises revenge. pic.twitter.com/2AN8LmS9rb
Gjatë ditës, Prigozhin kishte ndarë një video në Telegram ku kishte fajësuar ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu për fillimin e luftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
Duke folur fillimisht për luftimet në Ukrainën lindore që filluan në vitin 2014 pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, Prigozhin tha: “Ne po i godisnim ata dhe ata po na godisnin ne. Kështu vazhdoi për tetë vite të gjata, nga 2014 deri në 2022. Ndonjëherë numri i përleshjeve do të rritej, ndonjëherë do të zvogëlohej”.
⚡️Prigozhin announcing what sounds like a civil war in Russia as he says this evening he’s going to battle with the country’s military leadership after an alleged MOD attack on a Wagner camp. Says the presidential administration and non-military state structures won’t be touched. pic.twitter.com/FlHegX4Iji
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) June 23, 2023
“Më 24 shkurt [2022] nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme atje. Tani Ministria e Mbrojtjes po përpiqet të mashtrojë publikun, të mashtrojë presidentin dhe të tregojë një histori se ka pasur një agresion të çmendur nga Ukraina, se së bashku me të gjithë bllokun e NATO-s, Ukraina po planifikonte të na sulmonte”, shtoi ai.