TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata amerikane ka dënuar me vdekje autorin që vrau 11 persona në Pitsburg në qershor të vitit 2018. Vendimi duhej të votohej unanimisht nga 12 anëtarët e jurisë në mënyrë që të mund të shqiptohej. Prokurorët kanë kërkuar që juria të votojë në favor të dënimit me vdekje.
E njëjta juri e gjeti fajtor Robert Boëers, për 63 akuza të lidhura me sulmin në sinagogën “Pema e Jetës”. Ky konsiderohet si sulmi më i rëndë antisemitik në historinë amerikane. Juria federale erdhi te ky vendim pas dy ditësh diskutime. Boëers vrau 11 besimtarë gjatë sulmit.
Viktimat ishin nga mosha 54 deri në 97 vjeç. Shtatë persona të tjerë u plagosën, përfshirë pesë policë të cilët dolën menjëherë në vendim e ngjarjes. Shumica e familjarëve të viktimave të këtij sulmi kanë mbështetur dënimin me vdekje ndaj sulmuesit.