TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Islanda pezullon operacionet e ambasadave brenda Rusisë duke u bërë kështu vendi i parë në NATO që merr këtë vendim.
Flamuri i Islandës është hequr nga shtylla e ndërtesës së ambasadës në Moskë, si dhe tabela ndërsa policia ruse nuk po e ruan më ndërtesën, raporton Sky News.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka theksuar më herët se i Ngarkuari me Punë i Islandës në Federatën Ruse, Magnus Haneson, ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë për pezullimin e ambasadës së vendit në Moskë nga 1 gushti.
Në fillim të qershorit u bë e ditur se ministri i Jashtëm Islandez, Tordis Kolbrun Reyfjordur Gilfadottir vendosi të pezullojë punën e misionit diplomatik.
Pala islandeze e shpjegoi vendimin duke thënë se aktiviteti i ambasadës në Moskë në kushtet aktuale nuk është ndër prioritetet e Ministrisë së Jashtme të vendit.