BOTA, 2 Gusht 2023, 15:29

Ndodh fenomeni i rrallë në Venecia, turistët ‘shijojnë’ eksperiencën dhe dynden për foto e video

Ndodh fenomeni i rrallë në Venecia, turistët

Mbrëmjen e djeshme pak pas orës 23:00, në Venecia ka ndodhur fenomeni i baticës, ku niveli i ujit arriti në një metër dhe si pasojë vetëm një pjesë e sheshit të Shën Markos u përmbyt.

Digat e lëvizshme të sistemit Mose nuk u aktivizuan sepse është vendosur që ato të përdoren vetëm kur niveli i ujit kalon një metër e njëzet centimetra.

Megjithatë, shumë turistë përfituan nga fenomeni i rrallë për të bërë video dhe për të bërë “selfie” me celularët e tyre. Kjo është hera e tretë që qendra e Venecias përmbytet në 150 vitet e fundit.

Bazilika e Shën Markut, e cila mbrohet nga një sërë panelesh xhami, nuk ka pësuar fare dëmtime.