BOTA, 2 Gusht 2023, 16:35

VIDEO/ 28 predha u gjetën në plazh, autoritetet turke bëjnë shpërthim të kontrolluar

VIDEO/ 28 predha u gjetën në plazh, autoritetet turke bëjnë

Forcat e mbrojtjes të marinës turke kryen sot një shpërthim të kontrolluar të rreth 30 predhave që u gjetën në brigjet turke të Detit të Zi. Shpërthimi i kontrolluar ndodhi në plazhin Sofular në lagjen Sile të Stambollit. Qasja në plazh u bllokua përkohësisht.

Pamjet televizive tregojnë shpërthimin që ndodhi në det pak metra larg plazhit dhe tymi që ngrihet në qiell. Të paktën 28 ​​predha artilerie të pashpërthyera u gjetën nga ekipet e zhytjes ushtarake turke të dielën pasi një burrë raportoi tek autoritetet objekte të dyshimta metalike, tha të hënën zyra e guvernatorit të Stambollit.

Tetë predha janë nxjerrë në breg me urdhër të organeve të prokurorisë, për identifikimin dhe asgjësimin e tyre. Hetimet nga forcat e mbrojtjes nënujore konfirmuan se objektet ishin predha artilerie. Nuk u dha asnjë shpjegim për origjinën e predhave.