TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Japonia u trondit sot kur ish-kryeministri i saj Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në kuadër të fushatës elektorale. Momenti tragjik është regjistruar edhe në kamera.
Një video e cila po qarkullon në mediat ndërkombëtare tregon momentin kur ish-kryeministri Shinzo Abe qëllohet me armë artizanale nga një 40-vjeçar, ndërsa rojet e sigurisë përpiqen të bllokojnë plumbat me çantat e tyre.
Por reagimi i tyre ishte me vonesë kur kuptuan se ish-kryeministri po sulmohej. Videoja tregon momentin tragjik kur ish-kryeministri Abe qëllohet nga pas shpine teksa po mbante një fjalim në qytetin e Nara në orën 11:30.
Ai u dërgua në spital ku ndërroi edhe jetë pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Në çastin ku Abe qëllohet ai nuk bie menjëherë, por pengohet dhe më pas shembet i gjithi. Ndërkaq, rojet vrapojnë pas presidentit i cili është i mbuluar në gjak. Shinzo Abe vdiq disa orë më vonë në spital.