BOTA, 8 Korrik 2022, 08:36

Dalin pamjet/ Iu bë atentat me armë zjarri, ky është momenti kur ish-kryeministri japonez qëllohet me armë zjarri

Dalin pamjet/ Iu bë atentat me armë zjarri, ky është momenti

Ky është momenti, kur ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe qëllohet me arme zjarri, ndërsa me pas transportohet për në spital. 

Siç raportojnë mediat, autori i ketij sulmi te rende eshte arrestuar.Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar.

Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja.

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.

Abe po mbante një fjalim për një kandidat zgjedhor në Nara kur ndodhi sulmi.