TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atentati ndaj ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe ka tronditur botën mëngjesin e kësaj të premte.
Autori i atentatit i identifikuar si Tetsuya Yamagami, sipas mediave të huaja, ka qenë pjesë e marinës japoneze.
Dyshohet se ai ka përdorur një armë tip shotgun të cilën e kishte bërë në mënyrë artizanale.
Siç shihet nga pamjet e fotografuara pas atentatit, shihet arma e cila është e mbështjellë me natriban të zi.
Policia ende nuk e ka verifikuar armën e përdorur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Nara-s në Japoni teksa ish-kryeministri po zhvillonte një takim elektoral në rrugë.
Autori i është afruar nga pas teksa po fliste dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij.