BOTA, 7 Korrik 2022, 22:47

Vrasja e George Floyd/ Gjyata dënon me 21 vite burg ish-oficerin e policisë: I uroj fat të mbarë fëmijëve të tij

Vrasja e George Floyd/ Gjyata dënon me 21 vite burg ish-oficerin e

Ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin i cili vrau George Floyd në SHBA, u dënua sot me 21 vite burg nga një gjykatë e Minnesota.

Sipas Daily Mail, ai do të transferohet në një burg federal i cili ka më shumë masa sigurie.

Në seanën e zhvilluar këtë të hënë, Chauvin nuk i kërkoi as falje familjarëve të Floyd të cilët ishin të pranishëm në sallë.

Në vend të kësaj, ai i uroi fëmijëve të Floyd fat të mbarë.

NDërkohë vëllai i afroamerikanit, Philonise Floyd kërkoi nga gjykata dënimin maksimal të ish-oficerit.

“Vëllai im u vra në mes të ditës, ku polici i vendosi gjurin në fyt për 9 minuta. Familja jonë ka marrë një dënim përjetë, nuk do ta shohim më kurrë George-n” – tha vëllai i të ndjerit.