BOTA, 8 Korrik 2022, 09:57

“Po merr transfuzion gjaku”, vëllai i ish-kryeministrit japonez: Po bëhen të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën

“Po merr transfuzion gjaku”, vëllai i ish-kryeministrit

Vëllai i vogël i Shinzo Abe ka folur për gazetarët në Tokio dhe ka thënë se ish-kryeministri aktualisht po merr transfuzion gjaku në spital.

Ai theksoi se pi bëhen të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

Nobuo Kishi, i cili shërben si ministër i mbrojtjes në qeverinë japoneze, shton se pavarësisht nga motivet e sulmuesit, sulmi është një akt i pafalshëm.

Zyrtarët më herët thanë se Abe u qëllua në qafë dhe gjoks dhe kishte pësuar gjakderdhje të konsiderueshme të brendshme.

Ish-kryeministri japonez ndodhet në gjendje të rëndë në spital.