BOTA, 5 Shkurt 2026, 11:42

Abu Dhabi/ Negociatat, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm nëse…!

Abu Dhabi/ Negociatat, Putin vendos kushtin e ri për paqen në

Po mbahet raundi i ri i bisedimeve në Abu Dhabi mbi arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte drejt një fundi në luftën në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Rusia paraqiti një kusht të ri për t’i dhënë fund luftës – njohjen ndërkombëtare të Donbasit si rus.

Tani, Rusia po kërkon jo vetëm dorëzimin e Donbasit për arritjen e paqes, por edhe njohjen e tij si rus nga “të gjitha vendet” pjesëmarrëse në negociata.

Të mërkurën, më 4 shkurt, filloi në Abu Dhabi një raund tjetër bisedimesh trepalëshe që përfshinin Shtetet e Bashkuara, Ukrainën dhe Rusinë . Diskutimet zgjatën rreth pesë orë dhe vazhdojnë edhe sot.