TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Beyoğlu Istiklal në Stamboll, Turqi.
Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë, ndërsa në zonë raportohet për forca të shtura policore dhe ekipe mjekësore, ndërkohë që raportohet për të paktën 11 plagosur dhe viktima.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya në një deklaratë në rrjetet sociale ka sqaruar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:20 lokale (14:20 me orën në Shqipëri).
“Një shpërthim ka ndodhur në lagjen Beyoğlu, në rrugën Taksim Istiklal, rreth orës 16.20 të ditës së sotme. Në vendngjarje janë dërguar ekipet tona të sigurisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur”, tha ai.
Në pamjet e pasqyruara është regjistruar se ka pasur zhurmë shpërthimi dhe flakët, ndërsa qytetarët u shpërndanë të tmerruar.
istiklal caddesi'ndeki patlama anı pic.twitter.com/3fM5KRQLWW
— fırat (@firatfstk) November 13, 2022
Rruga ishte e mbushur me njerëz, pasi është një rrugë e frekuentuar nga turistët dhe vendasit, e rrethuar nga dyqane dhe restorante.