BOTA, 12 Nëntor 2022, 12:59

Lufta në Ukrainë/ Biden: SHBA e gatshme të diskutojë agresionin brutal me vendet e Azisë Juglindore

Lufta në Ukrainë/ Biden: SHBA e gatshme të diskutojë

Shtetet e Bashkuara do të diskutojnë “luftën brutale të Rusisë në Ukrainë” me liderët që do të mblidhen në samitin e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), tha presidenti amerikan  Joe Biden.

Biden raportohet se fillon zyrtarisht pjesëmarrjen e tij në konferencën në Phnom Penh në Kamboxhia, sot, duke theksuar angazhimin e vendit të tij në rajonin ku Kina po punon gjithashtu për të zgjeruar ndikimin e saj.

Në fjalën e shkurtër të hapjes ndërsa u ul për t’u takuar me udhëheqësit e ASEAN-it, Biden tha se ishte i gatshëm të diskutonte me ta “luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet për të adresuar ndikimet globale të luftës, duke përfshirë Azinë Juglindore”.