BOTA, 12 Nëntor 2022, 22:28

Video/ Tragjedi në SHBA, bombarduesi B-17 përplaset me avionin e vogël

Video/ Tragjedi në SHBA, bombarduesi B-17 përplaset me avionin e

Një shfaqje ajrore në Dallas të SHBA-ve u shndërrua në një tragjedi kur dy avionë u përplasën në ajër.

Siç shihet në video, një B-17 i madh (një bombardues nga epoka e Luftës së Dytë Botërore) po lëviz në ajër kur një avion më i vogël përplaset me të duke shkaktuar rënien e tyre. Ende nuk dihet se sa persona ishin në dy avionët.

Një stacion televiziv lokal raportoi se mbeturinat nga përplasja ranë në autostradën 67, duke mbyllur një pjesë të rrugës për trafikun.

Wings Over Dallas është një shfaqje ajrore e organizuar nga Forcat Ajrore Përkujtimore, një organizatë e ruajtjes së avionëve të Luftës së Dytë Botërore me bazë në aeroportin Red Bird.