BOTA, 13 Nëntor 2022, 10:12

Zgjedhjet në SHBA/ Pse është e rëndësishme që demokratët të fitojnë kontrollin e Senatit?

Zgjedhjet në SHBA/ Pse është e rëndësishme që

Katër ditë pasi dhjetëra miliona amerikanë iu drejtuan kutive të votimit, fitorja e demokrates Catherine Cortez Masto në Nevada më në fund dha një rezultat vendimtar në betejën politike kombëtare.

Demokratët tani kryesojnë 50 me 49 ulëse në dhomën e sipërme të Kongresit të SHBA, Senatin. Edhe nëse republikanët fitojnë garën e mbetur për Senatin në Georgia, Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë ajo që do të vendosë me votë se kujt do i kalojë kontrolli i Dhomës së Lartë të Kongresit.

Kjo i hap rrugën Presidentit Joe Biden që të kalojë edhe dy vjet të tjera duke mbushur gjykatat federale me të emëruarit e tij dhe duke mushur administratën e tij ashtu siç e sheh të arsyeshme.

Më e rëndësishmja, nëse një vend në Gjykatën e Lartë mbetet vakant për shkak të një pensioni të papritur ose vdekjes së një gjyqtari, republikanët nuk do të jenë në gjendje të bllokojnë zgjedhjen e zotit Biden. Demokratët kujtojnë se si në vitin 2016, udhëheqësi i atëhershëm i shumicës në Senat, Mitch Mçonnell e pengoi kandidatin e Barack Obamës.

Fitorja në Nevada do të thotë se balotazhi i Senatit në Georgia më 6 dhjetor nuk është më një garë kryesore për të përcaktuar kontrollin e dhomës.

Ka ende gjasa që republikanët të kontrollojnë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila mund të sjellë disa pengesa të vogla për PResidentin Biden.

Axhenda e tij legjislative ka vdekur dhe një mbikëqyrje më agresive republikane është në pritje, por edhe kjo ka një vijë të mirë – nëse kundërshtarët e tij politikë nuk janë në gjendje të qeverisin efektivisht për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme.