TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Takimi është mbajtur në Phnom Penh, kryeqyteti i Kamboxhias, ku është diskutuar për zhvillimet e reja pas tërheqjes së Rusisë nga Ukraina.
Sipas një njoftimi nga Departamenti i Shtetit, Blinken ka siguruar Kulebën se në rast se do të ketë negociata me Rusinë, do të jetë Ukraina ajo që do të vendosë kohën kur do të zhvillohen por edhe përmbajtjen e negociatave.
Blinken diskutoi gjithashtu angazhimin e Uashingtonit për të ndihmuar Ukrainën në zbutjen e efekteve të sulmeve të Rusisë në infrastrukturën kritike, duke përfshirë ndihmën e përshpejtuar humanitare.
Kujtojmë se ditën e djeshme përfundoi tërheqja e plotë e trupave ruse nga qyteti Kherson i Ukrainës dhe trupat vendase hyjnë si triumfatorë atje, ku u pritën me festime dhe këngë e valle nga banorët.