TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa Mykolaiv, duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit jugor të Ukrainës, i cili tha se raketat ruse kishin goditur gjithashtu një ndërtesë apartamentesh dhe një shtëpi private.
Zelensky gjithashtu ka postuar një video që tregon dëmet e shkaktuara nga një sulm rus në Mykolaiv gjatë natës, numri i të plagosurve tani është rritur në 23, duke përfshirë një fëmijë, sipas tij.
“Pushtuesi nuk pushon kurrë së vërtetuari se qëllimi kryesor i kësaj lufte është terrori dhe shkatërrimi i ukrainasve dhe i gjithçkaje ukrainase.
Natën, Rusia bombardoi Mykolaiv me katër raketa të lëshuara nga Deti i Zi. Armët me precizion të lartë u drejtuan në shtëpitë private, një ndërtesë historike dhe një ndërtesë të lartë.
Për momentin është raportuar për 1 të vrarë dhe 23 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë.
I përjetshëm kujtimi për të ndjerin dhe shërim i shpejtë për të plagosurit,” tha Zelensky.
⚡️ Volodymyr Zelenskyi posted a video on the consequences of the russian shelling of Mykolaiv:
— FLASH (@Flash_news_ua) April 27, 2023
“At the moment, it is known about 1 killed and 23 wounded, including a child. Eternal memory to the deceased and speedy recovery to the wounded.” pic.twitter.com/gEkxMjQGha