BOTA, 26 Prill 2023, 17:40

E rëndë në Itali, të moshuarit gjenden të vrarë në banesën e tyre, arrestohet i biri

E rëndë në Itali, të moshuarit gjenden të vrarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë në banesën e tyre. Mediat italiane shkruajnë se i dyshuari për krimin e rëndë është djali i viktimave, 55-vjeçari Osvaldo Turazza.

Viktimat janë Giampaolo Turazza dhe Wilma Vezzaro, 75 dhe 73 vjeç. Mësohet se ata janë  vrarë me një thikë kuzhine, duke u goditur në fyt. Babai i autorit të dyshuar u gjet i pajetë në një dhomë, ndërsa nëna është gjetur në korridorin e banesës së tyre.

Ndërkaq policia ka arrestuar 55-vjeçarin dhe po e merr në pyetje. Fqinjët e përshkruajnë çiftin si të sjellshëm, të rezervuar dhe dashamirës të maceve dhe kafshëve.