BOTA, 26 Prill 2023, 19:21

Njihet si parajsa tropikale, por po kthehet në sheshbetejë/ Gjenden 8 trupa të pajetë në një plazh në Kankun

Njihet si parajsa tropikale, por po kthehet në sheshbetejë/ Gjenden 8

Ndonëse ndryshe njihet si parajsa tropikale, Kankuni në Meksikë po kthehet në sheshbetejë të bandave të kartelave të drogës. Këtë herë, autoritetet kanë bërë një zbulim të frikshëm, pasi kanë zbuluar tetë trupa të pajetë, të cilët janë gjetur të hedhur në një zonë të pyllëzuar pranë plazhit të famshëm. Mes të tjerash thuhet se 5 trupa të tjerë janë gjetur në një kantier të braktisur.

Më shumë se 110 mijë persona janë shpallur të zhdukur në Meksikë dhe kërkimet për trupat e pajetë janë bërë të zakonshme.  

Kujtojmë se vetëm vitin e kaluar, 301 trupa të pajetë u gjetën në 41 varre masive, ndërsa në vitin 2020 u gjetën 544 persona të vrarë, numri më i lartë në një vit të vetëm.