BOTA, 26 Prill 2023, 19:32

Hakmerret Kremlini, vendos sanksione ndaj dy kompanive gjermane dhe finlandeze

Hakmerret Kremlini, vendos sanksione ndaj dy kompanive gjermane dhe finlandeze

Kremlini vendos të hakmerret me sanksione ndaj perëndimit. Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dje një dekret që vendos nën kontrollin e Moskës asetet ruse të Fortum të Finlandës (FORTUM.HE) dhe Uniper të Gjermanisë (UN01.DE), kompani termocentralesh në Rusi.

Uniper tha se po shqyrtonte aksionin kundër divizionit të saj rus Unipro (UPRO.MM). Ndërsa, Fortum tha se ishte duke hetuar dhe kishte mësuar nga dega e saj ruse se CEO i kompanisë ishte zëvendësuar dhe njësia ishte vënë nën menaxhimin e përkohshëm të aseteve.

Bashkimi Evropian po shikon përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën. Gjermania shtetëzoi një ish-divizion të gjigantit rus të energjisë Gazprom (GAZP.MM) vitin e kaluar.