BOTA, 20 Tetor 2022, 19:31

Video/ Putini demonstron qitje me snajper para ushtarëve

Video/ Putini demonstron qitje me snajper para ushtarëve

Presidenti rus Vladimir Putin, inspektoi sot një qendër trajnimi ushtarak në rajonin Ryazan në juglindje të Moskës, njoftuan agjencitë e lajmeve, duke bërë një shfaqje propagandistike. 

Agjencitë e lajmeve raportuan se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Putinit sesi të rekrutuarit, të cilët janë thirrur për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, po trajnohen.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se presidenti rus shtrihet në tokë dhe demonstron me një pushkë snajper.

Putin gjithmonë ka qenë i prirur të bëjë shfaqje të tilla propagandistike, në tentativë për të treguar forcë.