TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Sergei Pashinsky pranoi se dronët Bayraktar të shumëpërfolur të prodhuar nga Turqia, të cilësuar nga Kievi dhe media perëndimore si ndryshues të lojës gjatë luftës, në praktikë janë më shumë një mjet marketingu propagandistik se sa një “superavion”.
Arsyeja është cenueshmëria e tyre absolute ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Zyrtari ukrainas e bëri këtë zbulim në një intervistë me komedianët rusë Vovan dhe Lexus, duke besuar se po fliste me ish-ambasadorin amerikan në Moskë, Michael McFaul!
Russian pranksters Vovan and Lexus have pranked yet another Ukrainian official. This time, they got Sergey Pashinsky, chairman of the Committee on National Security and Defense Council, to thrash Bayraktar TB2 drones.
— Niebla de Guerra (@NieblaGuerra) October 19, 2022
"In Bayraktar there's more PR & corruption than combat use". pic.twitter.com/MzhIG9Ei9T
Sergei Pashinsky tha se e gjithë afera me dronët turq Bayraktar ka të bëjë më shumë me marrëdhëniet me publikun dhe korrupsionin sesa me përdorimin luftarak, duke pranuar se ata u qëlluan nga rusët brenda një jave.
“Pa raketat amerikane HARM, Bayraktar nuk do të ekzistonte”, tha ai.
Deklaratat e Pasinskit shkaktuan zemërimin e turqve.
“Gjithçka që duhet t’i them zotit Pasinski, atëherë luftoni i vetëm”, ishte përgjigja e hidhur e Haluk Bayraktar, pronar i sistemeve të mbrojtjes!
