TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë persona u vranë dhe një tjetër u plagos kur një ndërtesë pesë-katëshe u shemb në Kajro, sipas zëdhënësit të Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Hossam Abdel-Gafar.
Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen El-Waili të kryeqytetit egjiptian.
Një ekip ekspertësh nxituan për të kontrolluar sigurinë e ndërtesave fqinje, ndërsa ekipet e shpëtimit po kryenin hetimet për të gjetur çdo të bllokuar në rrënoja.
Ndërtesa që u shemb ishte shumë e vjetër dhe autoritetet kishin urdhëruar rinovimin e saj , por pronari nuk u përgjigj, sipas raportimeve të mediave egjiptiane.