TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi Komisioni Europian rekomandoi statusin e vendit kandidat për Ukrainën në BE.
Me anë të një postimi në Twitter, Zelensky përshëndet vendimin e Komisionit Europian. Ai shkruan se ky është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE.
“Përshëndes konkluzionet pozitive të Komisionit Europian për të rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat ndaj Ukrainës. është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE, që sigurisht do të afrojë fitoren tonë. Jam mirënjohës ndaj Ursula Von der Leyen dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të Komisionit Europian për këtë vendim historik. Pres rezultate të tjera në javën e ardhshme” – shkruan Zelensky.
Zelensky thotë se pret rezultate pozitive kur liderët e BE-së të takohen për të vendosur nëse do t’i japin zyrtarisht Ukrainës statusin e kandidatit javën e ardhshme.
