BOTA, 5 Mars 2025, 17:40

VIDEO/ Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit, pilotja bën ulje emergjente

VIDEO/ Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i

Ky është momenti rrëqethës kur motori i një aeroplani shpërthen pak sekonda pasi ngrihet në ajër në Rumani.

Bëhet fjalë për aeroplanin Airubs A320 të aviokompanisë HiSky Europe, i cili po largohej nga kryeqyteti rumun gjatë 3 marsit, përkatësisht nga aeroporti ndërkombëtar Oradea.

Por aeroplani krejt befasisht pësoi një defekt teknik, ndërsa dritat e ndërtesave të kryeqytetit rumun akoma shiheshin në pamjet e filmuara nga një pasagjer.

Në video shihet shpërthimi në krahun e majtë të aeroplanit që po fluturonte mbi Bukuresht. Madje ishte një shpërthim i fuqishëm që u dëgjua brenda avionit.

Sorin Balogh që gjendej brenda aeroplanit në atë kohë, tha se “të gjithë ishin të shokuar ndërsa ana e majtë e aeroplanit mori ngjyrë portokalli”.

Ishte pilotja me përvojë që bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Coanda, vetëm 17 minuta pasi ishte ngritur në ajër.

Nuk raportohet për të lënduar, por aeroplani është dërguar për servisim dhe kontrolle të detajuara për të përcaktuar shkakun që çoi në këtë shpërthim.