TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke hedhur poshtë çdo interes të mundshëm të SHBA-së në ishull.
“Groenlanda u përket greonlandezëve”, theksoi Egde në një postim në Facebook, duke i dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit.
“Ne nuk jemi amerikanë, nuk jemi danezë, sepse jemi groenlandezë. Kjo është diçka që amerikanët dhe udhëheqësit e tyre duhet ta kuptojnë“, tha ai.
Egede gjithashtu theksoi se Groenlanda nuk është në shitje dhe askush nuk mund ta blejë. Në mbyllje, ai theksoi se e ardhmja e vendit do të përcaktohet nga qytetarët.
Zgjedhjet në Groenlandë do të zhvillohen javën e ardhshme në 11 mars.