TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat nga Teksasi, Al Green, u përjashtua nga salla e Kongresit të SHBA pasi ndërpreu në mënyrë të përsëritur presidentin Donald Trump gjatë fjalimit të tij të parë pas marrjes së detyrës.
Duke tundur bastunin që mbante dhe duke bërtitur “ai nuk e ka mandatin popullor”, thërriste kongresmeni demokrat.
Trump u nervozua, ndërsa republikanët nisën të brohorisnin “USA! USA! USA!”
Green i tha për NBC se kur dëgjoi presidentin Trump t’i referohej mandatit popullor, u ndje keq.
“Ai nuk ka mandatin popullor dhe sigurisht që nuk ka mandatin për të hequr kujdesin shëndetësor nga të varfërit,” shtoi Green.
Përveç reagimit të fortë të Green, pati protesta nga ligjvënës të tjerë demokratë, të cilët ose u veshën në rozë për të treguar mospajtimin e tyre me qëndrimin e Trump për gratë.
Disa u shfaqën me tabela të zeza ku shkruhej “Save Medicaid” dhe “False”, disa mbanin bluza që shkruanin “nuk ka mbret këtu”, e disa të tjerë u larguan nga salla ndërsa presidenti amerikan po fliste.