BOTA, 5 Mars 2025, 09:03

Trump flet për Groenlandën në Kongres: Do ta marrim në një mënyrë ose tjetrën. Banorët e ishullit arktik janë të mirëpritur në SHBA

Trump flet për Groenlandën në Kongres: Do ta marrim në

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka mbajtur para disa orësh fjalimin e tij të parë para Kongresit që pas marrjes së detyrës, ka folur edhe për çështjen e Groenlandës, temë e cila u sfumua javët e fundit nga zhvillimet me Ukrainën dhe Rusinë.

“Unë gjithashtu kam një mesazh sonte për njerëzit e pabesueshëm të Groenlandës”, tha Trump. “Ne mbështesim fuqimisht të drejtën tuaj për të përcaktuar të ardhmen tuaj, dhe nëse zgjidhni, ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

Trump tha se territori është i rëndësishëm për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe se administrata e tij “po punon me të gjithë palët për ta marrë atë”.

“Dhe unë mendoj se ne do ta arrijmë atë, në një mënyrë ose në tjetrën,” tha Trump.

“Ne do ta marrim atë. Ne do t’ju mbajmë të sigurt, do t’ju bëjmë të pasur dhe së bashku, ne do ta çojmë Groenlandën në lartësi që nuk e kishit menduar kurrë më parë. Është një popullsi shumë e vogël, por një pjesë shumë e madhe e tokës dhe shumë, shumë e rëndësishme për sigurinë ushtarake”, theksoi ai.