TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sulm me dron është kryer këtë të shtunë në shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në qytetin verior izraelit të Cezaresë të shtunën. Zëdhënësi i tij ka konfirmuar sulmin, por ka sqaruar se kryeministri nuk ishte në afërsi dhe nuk kishte viktima.
Netanyahu nuk ishte në ndërtesë dhe nuk pati viktima, tha zëdhënësi i kryeministrit izraelit.
“Objektivi i sulmit me dron në Izraelin qendror ishte shtëpia private e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare”, shkruhej në raportimin e agjencisë së lajmeve Katarit Al Araby, e cituar nga gazeta izraelite Ha’aretz.
Më herët, ushtria izraelite tha se një dron ishte nisur nga Libani dhe se kishte goditur një ndërtesë në Cezare, por fillimisht nuk kishte informacione se për çfarë ndërtese bëhej fjalë.
Zëdhënësi i Benjamin Netanyahut ka konfirmuar më vonë se ndërtesa e qëlluar me dron ishte shtëpia e pushimit që kryeministri kishte në qytetin bregdetar, por në momentin e sulmit ai nuk ndodhej atje. Dy dronë të tjerë janë rrëzuar ndërkohë nga ushtria vendase.
Sulmi nuk u mor përsipër nga grupi libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani, ose ndonjë grup tjetër militant që është në konflikt me Izraelin.
Kundërpërgjigja vjen disa ditë pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) vranë shefin e Hamasit, Yahya Sinwar. Pas vdekjes së Sinwar, grupi terrorist Hezbollah u zotua se po kalonte në një fazë përshkallëzuese të luftës.
Yahya Ibrahim Hassan Sinwar, i njohur zakonisht si Yahya Sinwar dhe lindur më 29 tetor 1962, ishte udhëheqësi de facto i Hamasit. Një politikan palestinez, kryetar i Byrosë Politike të Hamasit që nga gushti 2024 dhe udhëheqës i Hamasit në Rripin e Gazës që nga shkurti 2017.