TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjik ka rezultuar fati i 15 pasagjerëve në një autobus në Meksikë, të cilët kanë humbur jetën në një aksident. Ngjarja ndodhi në shtetin perëndimor të Meksikës, Nayarit, sipas një raporti të publikuar nga autoritetet.
Autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një humnerë 30 metra, pranë fshatit Baranca Bianca. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar 21 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si “kritike”.
Sipas informacioneve të TV Azteca, autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.
????Autobús de pasajeros cayó aun profundo barranco, de la línea Elite numero económico 4726 ruta México -Tijuana escala en Guadalajara, Jalisco
— Reportes de Tráfico Vallarta Tepic Guadalajara ???? (@ClarabellaDra) August 3, 2023
Más de 20 decesos y 20 lesionados
⚠️Estará cerrado el paso ambos sentidos. Ruta alterna por autopista Guadalajara-Tepic hacia Mazatlán pic.twitter.com/BjJxuOmtQ9