TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ciklon i fuqishëm do të përfshijë Italinë në ditët në vijim. Sipas mediave italiane, cikloni "Circe" do të godasë nga veriu në jug për tre ditët e ardhshme duke sjellë stuhi të forta dhe erë.
Lorenzo Tedici, meteorolog i faqes së internetit ëëë.iLMeteo.it njoftoi një rënie të temperaturave me të paktën 10 gradë dhe stuhi të forta shiu. Sipas tij stuhia do të fillojë sot dhe prek Italinë Jugore dhe do të zgjasë tre ditë.
Dita më e keqe do të jetë e premtja e 4 gushtit kur presioni minimal i ulët do të ketë lëvizur mbi rajonet qendrore: nga ky pozicion do të favorizojë fenomene intensive në të gjithë pjesën Qendër-Veri.
"Me lëvizjen e ciklonit drejt Ballkanit, do të kemi ende shtrëngata të forta në të gjithë brezin e Adriatikut dhe në jug, me zbutje graduale në veri,"-shprehet Tedici.