BOTA, 31 Gusht 2022, 19:36

Vendimi i BE për vizat ndaj rusëve/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Duhet masa më të ashpra ndaj Putinit, që të fitojmë luftën

Vendimi i BE për vizat ndaj rusëve/ Ministri i Jashtëm ukrainas:

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa më të ashpra ndaj qytetarëve rusë për të hyrë në hapësirë Schengen.

Kryediplomati e bëri këtë koment në konferencën Forum 2000 në Pragë.

Duke diskutuar çështjen e vizave për qytetarët e Federatës Ruse, Kuleba vuri në dukje se gjithmonë do të ketë zgjedhje të vështira në rrugën drejt fitores dhe se gjithmonë do të ketë një tundim për të marrë një gjysmë vendim kundër agresorit dhe për të arritur një ekuilibër.

Në këtë kontekst, ministri paralajmëroi se epoka e paqes në Evropë ka mbaruar dhe epoka e gjysmëperëndimit po ashtu, duke i bërë thirrje BE-së të jetë e vendosur, besnike dhe e ashpër, që sipas tij është e vetmja mënyrë për të fituar luftën.

“Pra, nëse më duhet të përballem me një situatë ku më duhej të zgjidhja mes një gjysmë mase, si për shembull për vizat, dhe pa masë, nuk do të preferoja asnjërën. Më mirë do të merrja më shumë kohë për diskutim, më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje që do të prodhonte një masë vërtet të ashpër”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.