BOTA, 30 Gusht 2022, 22:48

“Mbrojtësit tanë do të shkatërrojnë selitë e pushtuesve”, paralajmëron Zelensky: Ushtarët rusë kanë vetëm dy mundësi: Të dorëzohen ose…

“Mbrojtësit tanë do të shkatërrojnë selitë e

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka paralajmëruar ushtrinë ruse se ka vetëm dy opsione, të largohet nga territori ose të dorëzohet.

Zelensky është shprehur i vendosur se Ukraina do ta fitojë luftën.  Sipas tij forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë po bënin gjithçka që çdo ushtarak rus të marrë përgjigjen e merituar.

Ndër të tjera Zelensky shton se në jug të vendi ka nisur edhe një kundërofensivë, ndërsa premton: “Në gjithë territorin e pushtuar të Ukrainës, nga Krimea në rajonin e Kharkiv, ushtria ruse nuk ka dhe nuk do të ketë një bazë të vetme të sigurt, një vend të vetëm të qetë. Mbrojtësit tanë do të shkatërrojnë të gjitha magazinat, selitë e pushtuesve. , dhe pajisjet e tyre, pavarësisht se ku ndodhen.”