BOTA, 31 Gusht 2022, 09:03

Ministri i Jashtëm i Ukrainës thirrje BE-së të ndalojë vizat për turistët rusë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës thirrje BE-së të ndalojë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i bëri thirrje Bashkimit Europian të ndalojë turistët rusë, duke e përshkruar masën si të përshtatshme pasi shumica e rusëve mbështetën luftën kundër Kievit, shkruan The Guardian.

“Koha për gjysmëmasa nuk ekziston më. Vetëm një politikë e ashpër dhe e qëndrueshme mund të japë rezultate,” tha Kuleba.

Ministrat pritet të bien dakord për pezullimin e një marrëveshjeje për lehtësimin e vizave me Moskën, që do të thotë se rusët do të duhet të presin më gjatë dhe të paguajnë më shumë për vizat, ndërsa blloku ka të ngjarë të qëndrojë i dyzuar për ndalimin e udhëtimit në BE.

“Ndalimi i vizave për turistët rusë dhe disa kategori të tjera do të jetë një përgjigje e përshtatshme ndaj luftës të Rusisë në zemër të Europës, e mbështetur nga një shumicë dërrmuese e qytetarëve rusë,” tha ministri i jashtëm ukrainas.

Ai gjithashtu propozoi nisjen e një programi special për ushtarët rusë që nuk duan të luftojnë më në Ukrainë.