TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusët kanë nisur një ofensivë ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit, efektivisht duke nisur pushtimin e vendit.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, ka shkruar në Twitter se "Putin ka nisur një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës. Ukraina do të vetëmbrohet. Bota mundet dhe duhet ta ndalojë Putinin".
Sipas BBC, shpërthimet e para u dëgjuan pak pas orës pesë të mëngjesit, pranë kryeqytetit Kiev. Ka disa raportime se aeroporti mund të jetë sulmuar.
Sipas një zyrtari të qeverisë, bazat ajrore dhe ushtarake janë sulmuar.
Presidenti Biden ka reaguar duke shkruar se "lutjet e të gjithë botës janë për popullin e Ukrainës, ndërkohë që vuajnë prej një sulmi të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm nga forcat ushtarake të Rusisë".
"Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë me paramendim, e cila do të sjellë humbje katastrofale jete dhe vuajtje njerëzore. Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që ky sulm do të sjellë dhe SHBA-të bashkë me partnerët do të përgjigjen të bashkuar dhe me vendosmëri", thotë Biden.
Ministrja e Jashtme britanike, Lizz Truss, ka reaguar menjëherë duke dënuar sulmin e paprovokuar që presidenti Putin ka nisur ndaj Ukrainës.
Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar qëndron krah Ukrainës dhe do të ketë një pëgjigje të përbashkët për këtë "akt të tmerrshëm agresioni".